Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Nga kjo përleshje një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 21:00, kemi marrë informatën se në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ka një përleshje fizike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info