Tre persona janë përleshur mes vete në Podujevë, teksa njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ku është bërë e ditur se dy të dyshuar janë arrestuar.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga dy të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit tjerë  janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./Llapi.info