Foto ilustrim

Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, tre persona kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri prej tyre është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se rasti është duke u hetuar./Llapi.info