Një tjetër rrahje ka ndodhur në rajonin e Podujevës, ku janë përfshirë shtatë persona, raporton Llapi.info.

Si pasojë e kësaj rrahjeje, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar edhe tretman mjekësor. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rr. Skenderbeu, Podujevë, 10.05.2021-00:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti shtatë meshkuj kosovar. Gjashtë të dyshuar kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas janë arrestuar. Njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”./Llapi.info