Lokale - eSIMy

Një rrahje ka ndodhur ditë më parë në rrugën “Nuhi Gashi”, për të cilin ka raportuar Llapi.info.

Nga kjo rrahje një person ka pësuar lëndime të rënda, ndërkohë që i njëjti është dërguar në QKUK. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se është arrestuar më në fund i dyshuari.

“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë (NN) 01.07.2021 ─ 14:27. Lidhur me rastin me datën 02.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se për shkak të një hidhërimi e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda (frakturë në hundë). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info

Rrahje në Podujevë, një i lënduar rëndë