Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një përleshje fizike mes disa shqiptarëve në një aeroplan të linjës Prishtinë-Basel gjatë pasdites së djeshme.

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet edhe një person i gjakosur.

Sot, mediumi zvicran, blick.ch, ka raportuar se përleshja vazhdoi edhe pas uljes së aeroplanit pasi dy familjarët patën një përleshje tjetër edhe në parkingun e aeroportit.

Xhandarmëria e aeroportit konfirmoi incidentin për Blick teksa u bë e ditur se dy persona janë arrestuar.

Policia e kantonit të Bazelit njofton se është në dijeni të incidentit, por sipas saj kjo është përgjegjësi e autoriteteve kompetente franceze.

Kujtojmë se aeroplani ishte nisur në orën 16:00 nga Prishtina për Basel.

Më poshtë gjeni videon e rrahjes në aeroplan: