Cristiano Ronaldo pati një paraqitje për t’u harruar kundër Sassuolos, me Juventusin që barazoi 3-3 edhe pse ishte në epërsi 2-0.

Juve shënuan tre herë gjatë ndeshjes së tyre të mërkurën mbrëma, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar, shkaku i mbrojtjes së paqëndrueshme.

Sidoqoftë, ishte edhe Ronaldo, i cili pati paraqitjen e tij më të dobët me Juven, pasi nuk arriti të shënonte ose asistonte për herë të parë në Serie A që nga dhjetori.


Në një triler me gjashtë gola, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk arriti të ketë një goditje të vetme në shënjestër nga 10 tentime.

Përveç kësaj, Ronaldo gjithashtu pati vetëm 30 prekje të topit dhe zero driblime dhe krosime.

Ishte një natë e rrallë për ish-yllin e Manchester Unitedit pas rikthimit të futbollit, pasi ai ishte në formë të lartë duke shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshjet e fundit.

Megjithatë, edhe përkundër që nuk shënoi, Ronaldo mbetet i dyti në listën e golashënuesve të Serie A me 28 gola, vetëm një më pak se Ciro Immobile i pari.