Ylli portugez Cristiano Raonaldo raportohet se është duke e konsideruar një transferim të mundshëm te gjiganti francez, PSG.

Foot Mercato raportohet se agjenti i tij, Jorge Mendes, do të flasë me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, në Portugali gjatë fazave të mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve Ronaldo po e konsideron largimin nga kampioni italian pas dështimit në Ligën e Kampionëve, ku ditë më parë Juventusi u eliminua nga Lyoni.