Real Madridi po mendon të ofrojë një kontratë të re për sulmuesin Karim Benzema, i cili momentalisht është i lidhur deri në vitin 2021.

Los Blancos janë të etur për ta zgjatur kontratën e Benzemas deri në vitin 2023 dhe gjithashtu të rrisin pagën e tij, për ta përshtatur atë me statusin e tij aktual të liderit brenda ekipit.

Paga e francezit është nën ato të lojtarëve tjerë si Gareth Bale dhe Sergio Ramos, megjithëse ai ka qenë një nga performuesit më të mirë të ekipit në vitet e fundit.

Dy palët kanë hyrë tashmë në negociata, por ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Benzema, megjithatë, nuk e ka me nxitim për të nënshkruar një kontratë të re me Real Madridin, pasi dëshiron të jetë i sigurt se do të ruajë të njëjtin status në sezonet e ardhshme, pasi afrohet në ditëlindjen e 32-të.

Ëndrra e tij është të vazhdojë të jetë pjesë e Los Blancos, por ai dëshiron të jetë në gjendje të përmbushë pritjet e ekipit si në futboll, ashtu edhe në aspektin fizik.

Presidenti i klubit Florentino Perez ka qenë gjithmonë një admirues i talentit të Benzemas, madje në disa nga momentet më të komplikuara të sulmuesit.


Lojtari arriti në Spanjë në moshën 21 vjeç dhe një dekadë më vonë ai duket se po kalon rininë e tij të dytë.

Disa klube të Ligës Premier, si dhe Paris Saint-Germain, mund të bëjnë një lëvizje në rast se nuk nënshkruhet asnjë marrëveshje mes Real Madrid dhe lojtarit, megjithëse ky i fundit nuk është i gatshëm të dëgjojë asnjë ofertë për momentin. /Telegrafi/