Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit Cristiano Ronaldos, i cili mungoi në çmimet që i dhuroi UEFA të enjten gjatë hedhjes së shortit në Monaco.

Sulmuesi portugez që iu bashkua Juventusit për 100 milionë euro gjatë verës, nuk ishte prezent, ndërsa spekulimet thonë se ai e ka ditur se ish-bashkëlojtari i tij te madrilenët, Modriq, do ta fitonte çmimin.

“Nuk mendoj se Cristiano nuk është i lumtur për Modriqin. Ai ndoshta nuk është i kënaqur që nuk e ka fituar ai, por jo pse e ka fituar ish-bashkëlojtari i tij. Nëse një futbollist e meritonte këtë çmim, atëherë ai do të duhej të ishte Luka”, deklaroi Ramos.

Modriqi e fitoi çmimin si futbollisti dhe mesfushori më i mirë nga UEFA për edicionin që e lamë pas, Navas u shpall portieri më i mirë, ndërsa Ramosi e mori trofeun si futbollisti më i mirë në mbrojtje.