Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi edhe njëherë nga qytetarët të respektojnë masat e sigurisë kundër Covid.

Në një konferencë për gazetarët, Rama tha se sistemi atje shëndetësor është i përgatitur për të përballuar rritjen e numrave të regjistruar së fundmi, por për minimizimin e pasojave secili duhet të marrë përgjegjësinë e vet.

“Janë çështje që ju takojnë ekspertëve. Një mbyllje e tjetër e Shqipërisë është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike, një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe ushtri për çdo qytetar është i pamundur.Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Po bëjmë çmos për sa na takon por unë nuk mendoj se ne duhet ti kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do ikë për nuk e di sakohë dhe nuk mundet dot mbyllu-hapu përderisa virusi është aty. Mbyllja e parë ishte shumë e rëndësishme edhe për tu vetëdijësuar dhe përgatitur gjithë bota dhe ne. Jemi të përgatitur për ta përballuar në frontin e shëndetit këtë rritje numrash por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe të minimizojmë pasojat çdokush duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Të tjerat janë llafe, ky është thelbi”.

Sa i takon autorizimit të spitaleve private për të kryer testimet, Rama tha se ky vendim i takon tas-forcës së shëndetësisë kundër Covid dhe jo atij.

“Kemi rritur numrin e testeve dhe testet i bën autoriteti përkatës. A ja jep apo nuk ja jep të drejtën spitaleve private ti bëjnë këto janë çështje të autoritetit, jo e imja”, ka thënë Rama.