Një qytetar nga Gjilani ka inskenuar një aksident që mund të ishte edhe fatal për jetën e tij.

Në videon e publikuar shihet se i njëjti bën një veprim tejet të rrezikshëm duke u hedhur para veturës që ishte në lëvizje, shkruan Reporteri.net.

Në pamje qartazi mund të vërehet se i njëjti ka insenuar aksidentin duke rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Për fat të mirë shoferi i BMW-së ka arritur që të ndalet me shpejtësi, duke mos pasur fare kontakt me të riun.

VIDEO