Lokale - eSIMy

Qytetarët e Komunës së Podujevës tash e disa muaj kanë reduktime të mëdha të ujit të pijshëm, shkruan Llapi.info.

Ata kanë shkruar në adresë të Llap.info se reduktimet po vazhdojnë në shumë pjesë të qytetit të Llapit.

Sipas tyre, reduktime nisin nga ora 10:00 e mëngjesit, e që të cilat vazhdojnë deri në ora 16:00.  Më pastaj, reduktime ka edhe pas orës 19:00.

Llapi.info ka kërkuar sqarime nga ujësjellësi rajonal i Prishtinës se për çfarë arsyesh po bëhen këto reduktime, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, nuk janë dhënë detaje./Llapi.info