Të hënën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë ka lindur një foshnje të cilës nuk i dihet ende gjinia. Për këtë lindje të pazakontë ka folur Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xjevdet Gojnovci, i cili ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të foshnjës e cila ka lindur para kohës

Gojnovci ka thënë se foshnja ka lindur në javën e 32’të, ndërkaq është duke u mbajtur në kujdesin intensiv.

“Në repartin e Neonatologjisë, gjegjësisht në kujdesin intensiv është pranuar një foshnje e cila ka lindur në klinikën Obstetrike Gjinekologjike, e cila ka lindur para kohe, me peshë 995 gramë. Është duke u trajtuar si Syndroma Hyperplasia e gjëndrës mbiveshkore. Për momentin janë marrë analizat, janë duke u bërë konsultat e nevojshme me mjekë specialist të Radiologjisë, Kirurgjisë së fëmijëve, specialist nga Gjenetika dhe Klinika e Pediatrisë gjegjësisht nga endokrinologu”, ka thënë Gojnovci.

Ai ka treguar se ky është rasti i dytë brenda këtij viti, ndërkaë ka shpjeguar se lindja e tillë është si pasojë e një sindrome të organeve gjenitale.

“Ky është rasti I dytë këtë vit me këtë simptomë e cila u jep ndryshime organeve gjenitale. Meqenëse është në kogjenitale, ka ndryshime gjenetike kromozomale, pë rata edhe I kemi thirrur në konsultë edhe gjenetikistin edhe endokrinologun. Këto mund të jenë edhe ndryshime hormonale që i prodhon kjo gjëndër dhe manifestohet me këto ndryshime”, ka shpjeguar Gojnovci.

Ai ka bërë të ditur se nëse vërtetohet kjo sindromë, me anë të terapisë adekuate mund të shërohet. Ndërkaq ka theksuar se meqenëse foshnja ka lindur para kohe, është në ventilim mekanik, ka nevojë për përkrahje respiratore sepse mushkëritë janë të papjekura dhe është duke u trajtuar me terapi në intensivë./GazetaExpress