Një mërgimtari, i cili jeton dhe vepron tashmë e 20 vite në Perëndim, nuk po i pëlqen trajtimi i personave me aftësi të veçanta që po bëhet në Komunën e Podujevës.

Ai përmes një opinioni ka ngritur këtë çështje si njërin prej problemeve i cili është akoma i pa zgjidhur në këtë komunë.

Problem  tjetër i pazgjidhur i Komunës së Podujevës, vazhdon të mbetet krijimi i lehtësirave dhe kushteve të nevojshme për punë dhe qarkullim, për personat me nevoja të veçanta.

Përpos që nuk respektohet ligji për punë si m të tyre në institucione, atyre as nuk po iu ofrohen kushte për qarkullim të lirë. Edhe në ato raste kur institucionet kanë investuar, planifikimi i dobët ka bërë që ato të mbeten të pashfrytëzuara.

Ura e qytetit, që njihet si “Ura e Xhamisë”, vazhdon të mbetet e pashfrytëzueshme për personat me karroca invalidore. Pjesa e destinuar për ata, është e rrëshqitshme, shumë e lartë për t’u ngjitur në të dhe shumë e rrezikshme për t’u lëshuar nga ajo. Që nga ndërtimi i saj, ajo ka mbetur e pa shfrytëzuar për personat me këtë nevojë” ka shkruar G. F