Edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, njëherësh lider i LDK-së, edhe deputeti Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes, kanë qenë të ftuar në manifestimin qendror për 20 vjetorin e lirisë.

Zyra e Presidentit ka sqaruar se me ftesat është marrë Protokolli i Shtetit, i cili ka konfirmuar se kanë qenë të ftuar edhe Mustafa e Kurti.

Drejtori i Protokollit të Shtetit në MPJ, Orhan Hajrizi, ka konfirmuar se Isa Mustafa dhe Albin Kurti kanë pasur ftesa zyrtare.

“Po, Protokolli i Shtetit është marrë me tërë organizimin dhe njëkohësisht edhe me ftesat. Me këtë rast e konfirmoj se ftesat janë përgatitur dhe janë dërguar edhe për z. Isa Mustafa në cilësinë e ish-kryeministrit, të cilën korrieri e ka dërguar në selinë e LDK-së dhe ftesa për z. Kurti është dërguar në Kuvend dhe përmes postës së brendshme të Kuvendit, ftesa i është përcjellë në kutinë postare të Lëvizjes Vetëvendosje më 7 qershor”, ka thënë Hajrizi.

Ndryshe, dje zëdhënësi i LDK-së ka thënë se Isa Mustafës nuk i është dërguar ftesa për pjesëmarrje në ceremoninë festive.