Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, në bashkëpunim me ICITAP-in, ka filluar implementimin e programit “Vrojtuesit e Lagjes” në Podujevë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Në takimin e mbajtur sot në Sallën Kuvendit të Komunës së Podujevës, ku morën pjesë përfaqësues nga sektori për bashkëpunim me Forumet e Sigurisë, është bërë prezantimi i shenjës “Vrojtuesit e Lagjes”, shenjë kjo e cila planifikohet të vendoset në çdo lagje/vende/ fshatra etj.

Qëllimi i vendosjes së kësaj shenje është zvogëlimi i nivelit të krimit dhe vetëdijesimi drejt një rruge që na shoqëron në siguri në bashkësi.

“Vrojtuesit e Lagjes” është një grup i fqinjëve të cilët besojnë se luftimi i krimit është përgjegjësi e çdo qytetari me moton “Vazhdoni të raportoni aktivitetet e dyshimta te Policia e Kosovës në 192”./Llapi.info

Image may contain: 4 people, living room and indoor
Image may contain: 3 people, indoor