Prishtina ka kaluar në finale të parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës ka mposhtur skuadrën nga San Marino, Folgore me rezultat 2-0.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Endrit Krasniqi në minutën e 50-të, shkruan Indeksonline.

Golin e dytë për Prishtinën e realizoi Mendurim Hoti në minutën e 90-të.

Në gjithë ndeshjen, Prishtina ishte dominonte me disa raste të mira shënimi por goditjet u pritën nga portieri.

Në finale, Prishtina do të luaj me skuadrën nga Andora, Inter Escaldes që mposhtën skuadrën nga Ishujt Faroe, HB Torshavn.

Finalja e fazës parakualifikuese do të zhvillohet të premten