Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani është betuar si presidente derisa ka deklaruar se është nder i madh për të që me vullnetin e qytetarëve t’’u drejtohet nga foltorja e Kuvendit në cilësinë e presidentes së sapozgjedhor.

Ajo tha se do të jetë presidente e të gjithëve, dhe se dera e saj do të jetë e hapur për pozitë e opozitë.

Ajo premtoj se do ta forcoj shtetin dhe do të mbrojë çdo pëllëmbë të tij.

“Do të forcoj shtetin tonë, Republikën e Kosovës, sundimin e ligjit, do të garaontoj mbrojtjen e lirive themelore, zotohem se do ta mbrojë çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës, do të angazhohem për ta garantuar pacenueshmërinë e sovranitetit të vendit”, tha Osmani.

Ajo tha se të gjithë së bashku do ta bëjnë Kosovën më të forte pasi është mëmëdheu ynë dhe tragjëgimia që do t’i lihet pas.