Marijan Coric ishte dje personi kyç i klubit futbollistik, Llapi.Coric, portieri i KF Llapit ishte në top formë gjatë ekzektutimit të penalltive në finalen e Kupës së Kosovës.

Ai priti penalltinë e Merlakut, e më pas Hyseni realizoi për t’ia fituar Kupën skuadrës nga Podujeva.

Portieri kroat thotë se është një ndjenjë e mrekullueshme që skuadra e tij arriti të fitoj Kupën e Kosovës.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të fitosh trofeun e parë për Llapin dhe akoma më e bukur kur e di që pas kaq shumë historie dhe përpjekje trofeu po vjen në Podujevë”, tha fillimisht Marijan Coric për ‘GazetaBlic Sport’.26 vjeçari poashtu theksoi se ky është momenti i tij më i mirë në karrierë.

“Unë kam pasur disa momente të mira në karrierën time, por ky është padyshim më i bukuri – sepse është kurorëzuar me një titull”, përfundoi ai