Policia e Kosovës ka nisur këtë të enjte një operacion në trafik në Prishtinë.

Të ngjashme do të vazhdojnë të zhvillohen përgjatë gjithë verës, në mënyrë që të shtohet siguria në trafik, njofton Klankosova.tv.

Komandanti i trafikut rajonal, Milaim Fejzullahu, tha se këto operacione kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve dhe parandalimin e aksidenteve në trafik.