Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Herticë të Podujevës, i cili po transportonte dru me traktorin e tij dhe kishte kaluar kufirin paautorizim, raporton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, automjeti me dru është konfiskuar, ndërkohë që i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Herticë, Podujevë, 24.06.2021-04:10. Njësitet policore pasi kanë ndaluar automjetin-traktor në të cilin kishte të ngarkuar dru, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, gjatë legjitimimit është konstatuar se i njëjti nuk ka dokumentacion përkatës për transport, dhe po ashtu dyshohet se drutë i ka blerë në territorin e Serbisë, ku edhe ka kaluar kundërligjshëm kufirin Serbi-Kosovë. Drutë janë konfiskuar nga njësiti doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin  e PK-së.

Duhet theksuar se Policia përgjatë disa muajve ka ndaluar disa persona, teksa ka konfirmuar traktor dhe kamionë të ngarkuar me dru pa dokumente përcjellëse./Llapi.info