Qytetarët po e mirëpresin këtë iniciativë të policisë.

Policia e Kosovës, me rastin e festave të fundvitit, në kuadër të projektit “Urime 2020”, ka organizuar një pikë kontrolli ku u kontrollua siguria e fëmijëve në automjet, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ata nuk shqiptuan gjoba për kundërvajtje, por vetëdijesuan vozitësit, si dhe fëmijëve pasagjerë në automjetet e ndaluara iu shpërndan dhurata modeste.

Nilgyn Kosova, kapitene nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventiv tha se qëllimi i aktivitetit është vetëdijesimi i qytetarëve.

“Aktiviteti ka për sensibilizimin e vozitësve në lidhje me sigurinë e fëmijëve në automjet por vetëm ka për qëllim vetëdijesimi e tyre dhe të gjithë ata që do ti ndalim sot nuk do të gjobiten por do ju tërhiqet vërejtja dhe do të sigurojnë fëmijët në automjet she do ti dhurojmë nga një dhuratë”, tha ajo.

“Varësisht prej moshës së tyre fëmijët duhet të jenë të siguruar me rripin e sigurisë në karrige. e përparme ata mbi moshë. 12 vjeçare dhe me gjatësi mbi 1 metër e gjysmë dhe ata nën moshën 3 vjeçare të ulen në karriget e tyre të posaçme dhe ata mbi moshë. 3 vjeçare mund të ulen mbrapa dhe të siguruar nga ana e personave madhor”, tha ajo.

E qytetarët po e mirëpresin këtë iniciativë të policisë.

Bekim Kallaqi thotë se i respekton rregullat e komunikacionit, ndërsa thotë se respektimi i rregullave të komunikacionit është patriotizëm.

“Unë i respekt rregullat e komunikacionit se vetëm jam qe 12 vite në FSK. Është një shenjë patriotizmi që t’i respektoni rregullat. Dhe besoj që kjo iniciativë e policisë është shumë e mirë që t’i gëzojmë pak fëmijët dhe është shumë mirë që fëmijët tanë të rriten në këtë frymë pozitive sepse edhe ndoshta dikush prej fëmijëve tanë nesër bëhet policë”, tha ai.

Edhe Diar Rexhbogaj pasi mori dhuratë nga policia tha se i respekton të gjitha rregullat.

“Unë gjithmonë respektoj rregullat e komunikacionit dhe gjithmonë fëmijët duhet të ulen mbrapa në karrige. Po ashtu unë gjithmonë ua përkujtojë prindërve që duhet me e vendos rripin e sigurimit”, tha ai.