Sonte ka ndodhur një vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bashush të Ferizajt.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai tregoi që ndihmë mjekësore kanë kërkuar 3 persona të cilët kishin marrë lëndime nga ky aksident.

Po ashtu Policia apeloi për kujdes në komunikacion, sidomos në përshtatjen e shpejtësisë në kushtet në rrugë.

“Ju njoftoje se sonte rreth ores 20:40 ne autostraden Arben Xhaferi “Babush – Lipjan nje veture me targa vendore ka humbe kontrollin dhe eshte rrokullisur. Ndihme mjeksore kanë kerkuar 3 persona te lenduar. Njesiti per menaxhim dhe kontroll te autostrades po merret me rastin. Kerkojme nga te gjithe pjesmarresit ne trafik ne veqanti shoferët qe te kene kujdes te shtuar dhe shpejtsin e levizjes ta pershtatin me kushtet ne rrugë dhe kushtet atmosferike, per te shmangur rastet e tilla te rrezikimit te jeteve ne trafik. Policia po vazhdon me marrjen e masave rigoroze ndaj te gjithe atyre qe shkelin rregullat qe dalin nga ligji mbi trafikun rrugor“.