Pas numrit të madh të aksidenteve në vend, sidomos të atyre me fatalitet, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media ka folur për mundësinë e digjitalizimit të trafikut në Kosovë.

Ai foli për mundësinë e shqiptimit të gjobave pa e ndalu personin, “mundësite dixhitale me u bë pa u ndalu fare personi”.

Sipas tij, ky plan do të ndihmonte në uljen e numrit të aksidenteve.

“Ne po jetojmë në shekullin 21 dhe gjithashtu shtetet moderne kontrollin e trafikut e bëjnë me mjete digjitale, kamera, senzor, radar, jo përmes formës fizike qysh jemi ne tu e apliku. Ky hap që jemi tu e përgatit do të ndihmojë fillimisht në uljn e nivelit të gjobave, në uljen e aksidenteve ne trafik dhe në vetëdijësimin e qytetarëve”.

Reklamë

Mehmeti theksoi se në rritjen e aksidenteve në trafik ka kontribuar periudha pas “lockdown”