Policia e Kosovës ka kryer një kontroll në fshatin Novosellë e Epërme (Gjakovë)  nën dyshimin për posedim të dokumenteve zyrtare të falsifikuara dhe për mashtrim.

Një person dyshohet se për një dokument zyrtar – leje qëndrimi slloven viktimave u ka marrë rreth 4.500 euro.

Policia njofton se gjatë realizimit të kontrollit/bastisjes në një dhomë të personit të dyshuar janë gjetur si prova materiale: Leje qëndrimi sllovene (të dyshuara si të falsifikuara), transaksione bankare të ndryshme (në vlerë mijëra euro) dhe 2,700 euro që dyshohet se janë marrë nga ankuesit.

Lidhur me rezultatet e kontrollit është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit provat material konfiskohen, ndërsa personi i dyshuar ndalohet 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.