Keqtrajtimet që po iu bëhen kosovarëve në kufi të Serbisë nuk kanë të ndalur. Sidomos tani në prag të festave të fundvitit.

Në një video të publikuar të premten, 28 dhjetor nga grupi merakli t’kerreve, shihet se si një polic serb maltreton një kosovar, i cili është mërgimtar.

Fillimisht qytetari detyrohet të dalë nga makina dhe as pas disa minutave kontroll polici serb nuk ndalon, derisa mërgimtari i ofron para kesh, shkruan Insajderi.

Video ka ngritur reagime të shumta nga kosovarët duke bërë thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë.

Shikojeni videon:

Ja plaçkitja qe po ju bëhet mergimtarve tonë në SerbiMarreeee për shtetin serb Shperndaje që ta shohin të gjith qfarë ndodh në serbi????

Publiée par Krenaria Shqiptare sur Vendredi 28 décembre 2018