Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se këto ditë, sipas tij, do të shtohet edhe një parking në qytet, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se parkingu modern do të jetë në mes të Komunës së re dhe asaj të vjetër.

“Këto ditë Komunës sonë i shtohet një parking i ri, hapësiren mes komunës së vjetër dhe komunës së re po e shndërrojmë në parking modern me qëllim të lehtësimit të qarkullimit për qytetarë. Me punë dhe përkushtim për qytetin që duam”, ka shkruar ai./Llapi.info

Më poshtë pamjet: