Ka ndërruar jetë gjatë ditës ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës, Mehmet Përvetica, njofton Llapi.info.

Përvetica ka ndërruar jetë sot në moshën 45-vjeçare.

Ai ishte një ndër luftëtarët më të dalluar të njësitit U-42 në kuadër të Brigadës 151“ Zahir Pajaziti“ në Zonën Operative të Llapit.

Përvetica kishte pësuar lëndime gjatë luftës, të cilat e përcollën deri në fund të jetës, derisa bashkëshortja e tij i dhuroi veshkën.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 16:00 në varrezat e Përveticve, në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës./Llapi.info