Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në qytetin e Podujevës është hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro të falsifikuara, njofton Llapi.info.
“Podujevë 05.08.2020 – 08:15. Ankuesja femër kosovare menaxhere në një banke ka raportuar se ka hasur një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se rasti është duke u hetuar./Llapi.info