Një veturë zyrtare në Podujevë është dëmtuar nga një predhë e plumbit qorr, shkruan Llapi.info.

“Podujevë, 02.08.2021 – 08:25. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se posa ka hipur në veturën zyrtare kishte vërejtur se xhami i veturës (parafango) ishte goditur nga një predhë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për procedura të mëtutjeshme hetimor kanë sekuestruar predhën. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka njoftuar Policia.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info