Emërtimet e rrugëve të qytetit të Podujevës tash e sa kohë po vazhdojnë të jenë të përdhosura, shkruan Llapi.info.

Disa të rrëzuara në tokë, e disa të varura në rrethoja të shkollave janë zgjidhja e vetme që u është bërë atyre.

Për këtë gjendje kanë reaguar edhe qytetarët llapjanë. Në një postim në Facebook, Adem Ademaj, ka thënë se dëshmorët  e kombit, siç ka thënë ai, nuk duhet të respektohen vetëm në përvjetorët e tyre.

“Dëshmorët nuk duhet të respektohen vetëm në përvjetorët e tyre. Në rrugët kryesore të komunës sonë (Llapit) kjo është gjendja e emërtimeve me emrat e dëshmorëve të kombit. No comment”, ka shkruar ai.

Duhet përkujtuar se kjo nuk është hera e parë që emërtimet e rrugëve në Podujeve me emrat e dëshmorëve të jenë në këtë gjendje./Llapi.info