Një person i dyshuar për ngacmim seksual ndaj katër femrave të mitura është arrestuar dje në qytetin e Podujevës nga Policia e Kosovës, njofton Llapi.info.

Sipas raportit të PK- së, ai dyshohet se më 13 dhjetor ka ngacmuar seksualisht të katër viktimat femra K/Shqiptare (të mitura).

I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Llapi.info