Jurgen Klopp është trajneri që i dha fund pritjes 30 vjeçare të Liverpoolit duke e shpallur kampion të Anglisë. Mirëpo, puna e tij në Anfield akoma nuk është kompletuar.

Skuadra e gjermanit do të shkruhet në librat e historisë së Redsave, por edhe ato të Ligës Premier për arritjet e mëdha.

Mirëpo, pas festës, Klopp duhet të përgatitet për objektivat tjera që duhet t’i arrijë me Liverpoolin duke filluar nga sezoni 2020/2021.

Ta mbrojë titullin

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Liverpooli do të mbetet favorit edhe për sezonin e ardhshëm, megjithatë skuadrat e kanë mbrojtur titullin vetëm tetë herë në 28 vitet e ekzistimit të formatit të quajtur Liga Premier. Në ndërkohë, konkurrenca e klubeve, si Manchester City, Manchester United e Chelsea, pritet të jetë akoma më e madhe.

Të fitojë një kupë në Angli

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

FA Cup dhe Carabao Cup nuk kanë qenë në listën e prioriteteve të Kloppit që nga arritja e tij në Angli. Redsat luajtën në finale të League Cup në edicionin 2015/2016, ku humbën me penallti nga Manchester City, ndërsa që atëherë nuk e ka kaluar fazën çerekfinale në kupat vendore.

Ta përfundojë sezonin pa humbje

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Një kërkesë e madhe ndoshta, por meqenëse ishte shumë afër këtë edicion, askush nuk mund të thotë se Liverpooli mund të bëhet i pamposhtur në edicionin 2020/2021.

Humbja e papritur nga Watfordi (3-0) ishte humbja e vetme e Redsave në sezonin që lamë pas në Ligën Premier.

T’i zhvillojë lojtarët e rinj

(Foto: Alex Pantling/Getty Images/Guliver)

Gjatë kohës së tij në krye të Redsave, Klopp ka shpenzuar në blerjen e yjeve, si Sadio Mane, Mohamed Salah e Virgil van Dijk.

Mirëpo, së fundmi është kthyer ka talentët e rinj, si 18-vjeçari Sepp van den Berg dhe 17-vjeçari Harvey Elliott, që i ka sjellë në skuadër.

Megjithëse, atyre u nevojitet kohë për t’u përfshirë në ekipin e parë, trajneri duhet të angazhohet që t’i zhvillojë futbollistët e tillë.

Ta tejkalojë suksesin e Guardiolas

(Foto: Clive Brunskill/Ben Hoskins/Getty Images/Guliver)

Edhe pse kanë raporte të mira, rivaliteti ndërmjet Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola padyshim që është i madh, duke qenë se skuadrat e tyre konkurrojnë për trofe të njëjta.

Qëkur e mori drejtimin e Manchester Cityt (2016), strategu spanjoll ka fituar dy tituj të Ligës Premier, tri Carabao Cup, një FA Cup dhe dy Community Shield.

Ndërsa Klopp, e ka fituar një herë Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e botës për Klube që do të thotë se me numër trofesh (jo për kah rëndësia) është prapa Guardiolas./Telegrafi/