Deri më tani 5 persona kanë humbur jetën në Turqi si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.

Mediat vendase bëjnë me dije se reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës përgjatë Detit të Zi.

Një shi i madh goditi provincën e Rizës dhe shkaktoi lëvizjen e veturave dhe shembjen e një numri shtëpish. Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike.

Ekipet e shpëtimit të dërguara në rajon kërkuan gjithsej gjashtë persona në tre rrethe vendndodhja e të cilave nuk dihet ende.

Ndërkohë rajoni turk i Detit të Zi shpesh goditet nga shira shkatërrues dhe përmbytje të rrëmbyeshme.

Ndërkohë në Gjermani deri më tani kanë humbur jetën 42 persona si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet.