Në 16 vjetorin e rënies në Katunishtë të Besianës , përkujtohen dëshmorët babë e djalë, Salih e Kadri Qerimi, ndërsa në fshatin Ballofc përkujtohet dëshmori, Bedri Bislimi.

Në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve përpos familjarëve pritet marrin pjesë përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorëve si dhe qytetarë tjerë liridashës të Llapit e më gjerë.
Ndonëse një kohë të gjatë Salihu dhe Kadriu qëndruan bashkë në frontet e luftës në Katunishtë dhe Kastrat ku në betejën e njohur në këtë fshat në një rast ishin vetëm këta dy dhe një bashkëluftëtar tjetër e që e ndalën makinerinë serbe dhe nuk e lejuan të depërtoi në fshat. Mu aty ku Kadriu patë shkatërruar me mortajën e tij automjetet e makinerisë serbe është ngritur lapidari që ruan kujtimin e kësaj dhe betejave t5jera të zhvilluara këtu për liri.
Pas një kohe Kadriu qe emëruar komandant i pikës së UÇK-së në fshatin Pakashticë ku edhe bie heroikisht. Ndërsa babai i tij Salihu bie në fshatin e lindjes trupi i të cilit u gjet menjëherë pas largimit të forcave serbe nga Kosova. Tani ata prehen në dheun e Kosovës në varrezat e fshatit Katunishtë pranë njëri tjetrit ashtu si qëndruan edhe në frontet e luftës.
Ndërsa në fshatin Ballofc u përkujtua dëshmori i kombit Bedri Bislimi i cili ndonëse mori pjesë në shumë beteja anekënd Llapit,ra dëshmor në fshatin e tij të lindjes.
Edhe në këtë përvjetor pranë varreve të tyre do të bëhen homazhe dhe vendosen kurora lulesh edhe në vendin e rënies së Kadriut tek lapidari në Pakashticë si dhe do të evokohen kujtime për jetën dhe veprën e dëshmorëve dhe luftën e lavdishme të UÇK-së.