Brenda objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka filluar vendosja e 28 kamerave të reja të sigurisë.
Kjo punë brenda kësaj ndërtese ka nisur qysh në prill, ndërsa bëhet fjalë për zëvendësimin e sistemit të vjetër të vëzhgimit.
Por, është Partia Demokratike e Kosovës, që të premten mbrëma ngriti edhe një shqetësim të ri për veprimet e qeverisë së Albin Kurtit, që mori fund në mesjavë.
Krahas akuzave se Kurti bashkë me vartësit Haki Abazi dhe Xhelal Svecka hynë jashtëligjshëm në dhomën e përgjimeve në Telekom, deputeti Sejdi Hoxha tash po i akuzon se lanë sistem përgjimi në kamerat e reja.
Ky bëri thirrje që më këtë rast të merren organet e hetuesisë. Por, në ministri mohojnë se ka shkelje të privatësisë, meqë është bllokuar regjistrimi i audios.