Edi Paloka gjuajti me ngjyrë Kryeministrin Edi Rama.

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse Edi Paloka gjuajti me bojë Kryeministrin Edi Rama.Sipas PD-së, qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara, transmeton “Tch”.

“Edi Paloka e gjuajti me boje Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuatja me boje është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së.