Janë përshpejtuar proceset e mobilizimit të patentë shoferëve për kandidatët të cilat kanë muaj që po presin.

Për zbutjen e listës së gjatë të pritjes së këtyre aplikuesve po testohen edhe të shtunave.

Burim Deliu nga Departamenti i Patentë Shoferëve i Ministrisë së Infrastrukturës ka deklaruar për Klan Kosovën se për momentin janë 30 pyetës praktikë të angazhuar në të gjitha njësitë dhe se aplikimi vazhdon normalisht në paraqitje të provimeve si teorike ashtu edhe praktike.