Ish-kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë e tij e cila kushton me miliona e ku hynë, tokat, shtëpitë, bizneset, veturat luksoze e të tjera.

Për dallim nga viti i kaluar, Pacolli ka njoftuar se në banka mbanë këtë vit 6 milionë e 303 mijë e 888 euro para kesh.

Vitin e kaluar i njëjti kishte deklaruara 1 milion e 203 mijë e 791 euro më pak para kesh.

Vetëm në Bankën Ekonomike ai posedon 5 milion e 701 mijë e 230 euro para të gatshme.

Gjithashtu gjatë këtij viti, Pacolli ka deklaruar edhe se 9 milionë euro i ka vendosur për një garancion për eksport.

Vetëm aeroplani privat dhe veturat luksoze Pacolli i ka deklaruar mbi 10 milionë euro.

Avioni i Pacollit kushton hiç më pak se 9 milion e 900 mijë euro ashtu siç ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Tek pasuritë e paluajtshme ka ndryshuar vetëm në pasuritë që ka Pacolli jashtë Kosovës. Vitin e kaluar kjo pasuri ishte 130 milionë, ndërsa këtë vit është 125 milionë euro.

Te të hyrat vjetore, Pacolli ka deklaruar se nga Banka Ekonomike merr 1 milion e 976 mijë euro, nga Mabetex Holding 2 milionë e 500 mijë euro, nga Depozita në Bankë 130 mijë euro, paga në kuvend 1 mijë e 400 euro si dhe nga B&A Contractors Banka Ekonomike 130 mijë euro.

Në 14 nga 17 bizneset apo kompanitë që ka deklaruar Pacolli ka 100 përqind të aksioneve ndërsa vlera e këtyre bizneseve varijon nga 10 mijë euro deri në 200 milionë euro.