Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj V.Th. mjek në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pasi dyshohet se ai e ka neglizhuar gjendjen e një foshnje, gjatë lindjes, e cila më pas ka vdekur.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, V.Th., dyshohet për veprën penale ‘Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’.“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme mjekësore të dëmtuarën D.TH.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Gjilanit.

Ky institucion, konsideron se me rastin e lindjes së fëmijët, mjeku ka përdorur metodat e pa përshtatshme të mjekimit, e që për pasojë pas një kohe të shkurtër pas lindjes, është konstatuar se fëmija është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa i pandehuri V.Th., gjendet në ndalim 48 orësh.