Provinca e Çekisë, Morava është goditur jashtëzakonisht shumë nga një stuhi e ndjekur nga breshëri, por edhe një tornado. Mediat çeke raportojnë se ka të vdekur, por numri i saktë nuk dihet ende.

Shtatë komuna u prekën dhe dëmi më i madh u regjistrua në Hrusky, Moravska Nova Ves, Luzice dhe Mikulçice.

Disa shtëpi janë përmbytur, shpëtuesit vlerësuan se 100 deri në 150 persona janë plagosur, përfshirë fëmijë, gjersa thuhet se kanë vdekur edhe disa persona raporton deutschewelle.

Zjarrfikësit kanë deklaruar një nivel të veçantë alarmi. Ndihma dhe përforcimet nga i gjithë vendi dhe fqinjët austriak janë drejtuar për ta ndihmuar rajonin.

“Ne ndërhyjmë kryesisht atje ku rrezikohet shëndeti i njerëzve”, tha Jaroslav Mikoska, një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve dhe më tutje shtoi se “Ka pasur disa aksidente me autobus, çatitë janë shkatërruar dhe njerëzit janë përmbytur në shtëpi.

Austria ka dërguar 20 ambulanca dhe dy helikopterë mjekësorë për të ndihmuar Moravinë.