Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person në Prishtinë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, të dy zyrtarët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 09.06.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policor. Dy zyrtar policorë kanë pranuar tretman mjekësorë. Është konfiskuar pistoleta me pesë fishek. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info