Ky është momenti drithërues kur një çiklist nga Çekia bie në ujë teksa po ngiste biçikletën e tij në liqenin e ngrirë.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Max Adami po udhëtonte përgjatë Liqenit Marokanka me disa miq, ku temperatura atë ditë ishte minus 7 Celsius.

Pavarësisht kushteve të ngrirjes, akulli u thye dhe Adami u zhyt në liqen derisa shoku i tij Vojtech Blaha gjithashtu u rrëzua gjatë një përpjekjeje shpëtimi.

Jiri Fikejz ishte duke filmuar skenat dramatike.

Megjithë ngjarjes drithëruese, për fat të mirë të gjithë dolën pa lëndime – përveç se kur u kthyen në shtëpi ata kishin të ftohtë, sipas Adamit.