Nga nesër pritet të rinis puna me dy ndërrime në Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Kërpimeh dhe Orllan të Podujevës, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë Komunë, Driton Veliu.
“Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike dhe rekrutimit të 9 mjekëve, QMF-ja e Kërpimehit dhe QMF-ja e Orllanit prej nesër do të punojnë me dy ndërrime, duke filluar nga ora 07:00 – 20:00 nga e hëna deri të shtunën”, ka shkruar Veliu.
Më tej, ai ka thënë se ditëve në vijim, sipas tij, pas inventarizimit të dy objekteve do të hapen edhe ambulantat në Dumnicë dhe Dobratin./Llapi.info