Gazeta Blic ka marrë vesh nga burimet e saj brenda Partisë Demokratike të Kosovës, se gjatë ditës së nesërme, deputetja e kësaj partie, Ariana Shoshi – Musliu, do të kalojë në Grup Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç merr vesh Gazeta Blic, ky kalim i deputetes së PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje, do të ndodhë për shkak të paknaqësive të Ariana Musliu – Shoshi, me Partinë Demokratike të Kosovës.Zyrtarizimi i saj në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të bëhet këtë të hënë.


Në anën tjetër, edhe një deputete e PDK-së ka kaluar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.
Adelina Grainca, ka marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit presidente, teksa kryeministri Albin Kurti, e ka prezantuar edhe si zyrtarisht si anëtare të re të Lëvizjes Vetëvendosje.Kurse, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, është duke u përmendur si e aderuara e radhës në partinë e Albin Kurtit.
Kjo pasi që, deputetja Reshitaj, ka qenë prezente duke ia mundësuar Vjosa Osmanit të bëhet presidente.Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këto zhvillime.