Në Itali në 24 orët e fundit kanë vdekur 145 persona nga koronavirusi, numri më i vogël që nga 9 marsi, ka njoftuar Agjencia për Mbrojtjen Civile në Itali. Ndërkohë numri i të infektuarve të ri është 675, shifra më e ulët që nga 4 marsi.

Numri total i të vdekurve në Itali nga koronavirusi që nga 21 shkurti është 31.908, ndërsa numri i të infektuarve 225.435.

Në Britani të Madhe ndërkohë janë regjistruar 170 të vdekur me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra më e ulët që nga 24 marsi. Nga COVID-19 në Britani kanë vdekur 34.636 persona. Numri i të infektuarve në Britani është 243.303.