Revista shkencore popullore amerikane, “Scientific American” nuk e ka mbështetur asnjëherë në historinë e saj 175-vjeçare ndonjë kandidat për president të SHBA-ve.

Këtë vit, megjithëse, thonë ata, me zemër të rëndë, ata janë të detyruar ta bëjnë këtë. Dëshmitë dhe shkenca tregojnë se Donald Trump ka dëmtuar rëndë Shtetet e Bashkuara dhe qytetarët e saj sepse ai hedh poshtë provat dhe shkencën.

Shembulli më i keq është reagimi i tij i pandershëm dhe joadekuat ndaj pandemisë COVID-19, e cila u mori jetën më shumë se 190 mijë amerikanëve nga mesi i shtatorit.

Ai gjithashtu sulmoi mbrojtjen e mjedisit, kujdesin mjekësor, studiuesit dhe agjencitë shkencore publike që ndihmojnë vendin të përballet me sfidat më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Kjo është arsyeja pse Scientific American i ka nxitur lexuesit të votojnë për Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, i cili ofron një vizion të bazuar në fakte të shëndetit, ekonomisë dhe mjedisit.

Këto dhe propozime të tjera që ka paraqitur demokrati mund ta drejtojnë vendin drejt një të ardhme më të sigurt, më përparimtare dhe më të drejtë.

Një pandemi do të vinte në provë çdo komb dhe sistem, por refuzimi i provave dhe masave të shëndetit publik nga Trump ishte katastrofik në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Ai u paralajmërua vazhdimisht për një sëmundje të afërt në janar dhe shkurt, por nuk zhvilloi ndonjë strategji kombëtare për furnizimin me pajisje mbrojtëse dhe teste të coronavirusit ose udhëzime të qarta shëndetësore.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 3 nëntor (e martë).