Prej kur është caktuar data e zgjedhjeve për të parin e Podujevës, partia që udhëheq me komunën ka nisur asfaltimin e disa rrugica, por që asfalti është shkuar deri para dyerve të shtëpive.

Por, ky asfaltim ka nisur të depërtojë edhe përbrenda oborreve të shtëpive. Të njëjtin “fat” e kishte edhe fshati Bellopojë.

Në këtë fshat, në një shtëpi është asfaltuar edhe oborri.

E punimet s’u ndalen as gjatë natës. Kompania e kontraktuar nga komuna ka asfaltuar rrugë natën në temperatura të ulëta.

Për këso punimesh janë ankuar edhe banorë të zonave tjera, për çka siç kanë thënë ata asfalti është shtruar me shtresë të hollë.

Përkitazi me këtë janë akuzuar edhe komunarët në seancën e fundit të Kuvendit. Këshilltarët opozitarë kanë thënë se gjithë kjo, sipas tyre, po bëhet nga frika.

Se që asfalti është shtruar edhe brenda oborreve e kanë pranuar edhe asamblistë të LDK-së, në pikën kur po diskutohej rialokimi i buxhetit./Llapi.info