Një person ka raportuar në Policinë e Podujevës se veturën e tij me targa të huaja nuk e kishte gjetur në ku e kishte parkuar, njofton Llapi.info.

Rasti ka ndodhur në fshatin Përpellac, ndërkohë që është bërë e ditur se vetura më pas është gjetur në një hendek. Sipas Policisë së Kosovës, vetura ishte shtyrë me mjet të rëndë.

“Fsh. Perpellac, Podujevë, 29.04.2021-18:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se deri sa kishte parkuar veturën  e tij me targa të huaja nga persona të panjohur,  e kishte vërejtur se veturën nuk e kishte në rrugë në vendin ku e kishte lënë por në një hendek .Në vendngjarje është vërejtur se vetura ishte shtyrë me mjetë të rëndë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”./Llapi.info